Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë gjithë vendin, duke sjellë edhe përmbytje në shumë zona.
Emergjencat Civile njoftojnë se në Qarkun e Elbasanit nuk ka përmbytje, pasi prurjet e lumenjve dhe përrenjve deri më tani kanë qenë mesatare.
Njoftimi i plotë:
Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates ka pasur renie te sasise se reshjeve dhe intensitetit te tyre. Si rrjedhoje kemi permiresim te situates referuar dites se djeshme.
Ne akset rrugore nacionale kemi pasur prani te paperfillshme tnerteve e aluvioneve dhe nuk kane ndikuar ne qarkullimin e mjeteve.
Prurjet e lumenjve e te përrenjve kane qene deri mesatare e nuk kane sjelle probleme.
Aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqesore ne Muriqan, Nj.A Gjrrgjan, bashkia Elbasan, dhe nuk kemi siperfaqje nen uje.
Furnizimi me energji elektrike ka qene me problematika e me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për zonën Përrenjas e fshatrat qe kufizojnë me Pogradecin si dhe fidri i Mokres.
Fidrin nr.3 ne Nj.A Lunik, e Orenjë, bashkia Librazhd. Si edhe disa kabina janë jashtë pune ne Godolesh, Qerret, e Gracen.
Ne terren janë duke punuar punonjësit e OSHE.