Presidenca sllovene e Bashkimit Europian ka arritur konsensusin në gjirin e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me zgjerimin e BE-së.
Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020.
Këshilli pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli.