Një përleshje ka ndodhur ditën e sotme në një tren në Angli. The Sun shkruan se sherri ka ndodhur, pasi një burrë, teksa ka hyrë në tren i ka kërkuar njerëzve aty brenda që të vendosin maskën mbrojtëse kundër pandemisë së koronavirusit.
Por pasi pasagjerët e tjerë kanë refuzuar të ndjekin udhëzimet, sherri ka nisur fillimisht në fyerje, ndërkohë që ka degraduar më pas në dhunë fizike.
Në tren të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë të vegjël, të cilët janë trembur dhe kanë nisur të qajnë nga frika.