Është arrestuar një grup shqiptarësh i përbërë nga 33 persona që kujdeseshin për disa plantacione droge dhe i shisnin në vende të ndryshme. Ata kalonin periudha kohe të fshehur në pyje, për mbjelljen dhe shitjen e drogës në Spanjë.
Operacioni Albacos ka rezultuar në shkatërrimin e 12 plantacioneve të mëdha të marijuanës dhe kanaleve të shpërndarjes së tyre. Agjentët e kanë ndjekur grupin për më shumë se një vit dhe kanë zbuluar metodat e funksionimit të tij.
Kontrollet në provinca të ndryshme kanë rezultuar në sekuestrimin e 20,000 bimëve marijuanë, 150 kilogramë sytha të përgatitura për eksport, shtatë automjete, një pistoletë dhe një varkë.
Ata prenë sipërfaqe pyjesh me pisha për të përgatitur kultivimin e drogës. Uji me të cilin ata ujitnin vinte nga përrenj. Mjetet dhe makineritë e nevojshme për plantacionet e tyre, me vlerë 300 mijë euro, ishin fshehur mjaft mirë.