Selia e Partisë Demokratike tashmë është e ndarë në dy kampe. Në njërën anë Lulzim Basha, i cili po zhvillon mbledhjen e kryesisë dhe të kryetarëve të degëve, nga ana tjetër Sali Berisha, i cili ka njoftuar një konferencë me gazetarët, por që është shtyre me disa minuta.
Kujtojmë që sot Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin Kombëtar. Ndërsa Sali Berisha thirri referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Kryedemokrati Basha nuk e njeh referendumin e thirrur nga Berisha, duke u shprehur se sot i vetmi aktivitet ishte Kuvendi Kombëtar, i cili mori edhe disa vendime.
Në Kuvendin e PD u miratua rezoluta me 12 vendime të miratuara nga Këshilli Kombëtar. Rezoluta e konsideron Kuvendin e Sali Berishës një tubim dhe vendimet e marra prej tij si “nul”.
Lëvizja Berisha konsiderohet s lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.