Në konferencën për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh edhe një herë I vendosur në vijimin e betejës ndaj qeverisë dhe se nuk do të tërhiqet prej saj.
‘Dorëheqjen duhet ta jepje Sali berisha që të ruante figurën ae vet. Ai vendosi rrugën që vendosi dhe PD ndërmori vendimet e tij. Fokusi nuk është e shkuara, ne kemi një të ardhme përballë që është qeveria më e korruptuar e Europës. Do luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal. Me ta e kemi betejën. Nuk kam ndërmend të tërhiqem një milimetër nga kjo betejë.’ U shpreh Basha.
Pse PD nuk propozon nenin që kryetari të dorëhiqet kur humb zgjedhjet.
Basha: Ka një standard të vendosur prej kohësh. Zgjedhjet e vjedhura nuk pranohen po luftohet që të kthehet demokracia. Unë jam në krye të kësaj beteje. Ju bëj thirrje edhe ju të jeni me ne në këtë betejë. Rruga e clirimit nuk është ajo e dorëheqjeve. Jam në detyrën time, ftoj shoqërinë të na bashkohet Jemi një shoqëri abosolute përballë një pakice.