Ashtu sikurse ishte njoftuar, sot mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryetari i saj, Lulzim Basha.
Ende pa mbërritur ora 11:00, që është edhe orari zyrtar i nisjes së Kuvendit, mbështetës të shumtë të Partisë Demokratikë janë dyndur drejt Pallatit të Kongreseve.
Në pamjet e siguruara nga arkiva.fjala.al/, shihen delegatët e Shkodrës si dhe njësisë 7 dhe 9 të Tiranës të cilët i drejtohen Kuvendit të PD-së.
Ata mbajnë dhe banderola të mëdha ku shkruhet: “Tirana zgjedh të ardhmen”, “Shkodra zgjedh të ardhmen”, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë dhe Sali Berishës.
Ndërkohë në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Pallatit të Kongreseve shihen me mijëra mbështetës që kanë mbushur plot e përplot sallën.