Në kohën që Sali Berisha mbyllte protestën para Kryeministrisë, Edi Rama mbërriti në Elbasan për darkën zyrtare me Vuçiç, Zaev dhe praninë e Alex Soros.
Darga parashikohet që të zgjasë deri rreth orës 21:00. Ndërkohë, të martën nisin takimet zyrtare që në orën 09:00. Parashikohet nënshkrimi i pesë marrëveshjeve, që nga lehtësimi i procedurave për krahun e punës, deri te njohja e certifikatave të sigurisë së ushqimeve dhe veterinarisë.
Samitit do t’i bashkohet edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.