Videoloja e parë në histori është rreth 60 vjeçare, është një version shumë i thjeshtë i damëve, por që kishte nevojë për një kompjuter sa një gardërobë me 6 dyer për të punuar.
“Pionerët e Lojrave” u zhvilluan nga Christopher Strachey , një studiues i Kembrixhit i specializuar në teknologjinë e radarëve, i cili në fund të Luftës së Dytë Botërore u bë mik me Alan Turing, një nga baballarët e informatikës moderne. Në vitin 1949 Turing, së bashku me shkencëtarë të tjerë, prezantoi botën me Mark I, kompjuterin e parë të aftë për të mësuar përmendësh një program dhe për ta ekzekutuar atë. I intriguar nga teknologjia e re, Strachey i kërkoi Turingut një kopje të manualit të programimit të Mark I dhe pasi e studioi atë shkroi programin e tij të parë: ishte një damë që mund të luhej kundër kompjuterit.
“Tuba dhe makina shkrimi”. Ekrani, një monitor i vogël me rreze katodike bardh e zi, tregonte një tabelë shahu. Lëvizjet futeshin në kompjuter nëpërmjet një makine shkrimi e lidhur me trurin e kompjuterit. Softueri kishte gjithashtu një sens humori, sepse tallte lojtarin në rast të lëvizjeve të konsideruara veçanërisht naive.
“Tenisi në hapësirë”. Bashkëkohore me damët e Strachey-t, është loja tik-tac-toe e krijuar nga Sandy Douglas për EDSAC, kompjuterin e Universitetit të Kembrixhit. Disa vjet më vonë, në 1958, Robert Dvorak dhe David Potter prezantuan Tennis For Two , lojën e parë simuluese që përfshinte kontrollin e objekteve që lëviznin në hapësirë. Loja shfaqi një fushë tenisi, me dy lojtarët në të dyja anët dhe rrjetën në qendër. Duke përdorur një komandë të dedikuar, lojtarët mund të godisnin një top dhe ta dërgonin në fushën e kundërshtarit.
“Loja hyn në dhomën e ndjenjes”. Dhjetë vjet më vonë, në 1972, Bill Rush dhe Bob Salomon hodhën në treg Magnavox Odissey, lojëra video që mund të lidheshin me një televizor dhe që shfaqte ping-pong elektronik.