Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar ditën e sotme dy prerje të serisë së re të kartëmonedhave. Bëhet fjalë për kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekëshe. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga një konferencë për mediat, ndërsa u tha se kartëmonedhat do të hidhen në treg duke nisur nga data 17 janar i vitit 2022.
Më konkretisht, Sejko është shprehur:
Po ashtu, ne kemi vijuar punën për plotësimin e serisë se re të kartëmonedhave. Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 Lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë sonë. Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje.
Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.
![]()
![]()