Është zyrtarizuar më në fund projekti i stadiumit të ri të Milanos, që do të quhet “La Cattedrale” dhe do të shërbejë për të dyja ekipet, si për Milanin, ashtu edhe për Milanin.
Projekti është prezantuar nga studio e arkitekturës “Populous”, që ka në CV edhe ideimin e stadiumit të Tottenham.
Stadiumi i ri i Milanit do të ketë një kapacitet prej 65 mijë vendesh dhe do të jetë gati në vitin 2027.
Ndërkohë, “San Siro” do të shembet përfundimisht, megjithëse ky proces pritet që të realizohet gradualisht pas vitit 2027. Deri atëherë do të ketë edhe plot ndeshje të mëdha që do të luhen në këtë stadium mitik, të quatur “La Scala” e futbollit.
Stadiumi pritet që të ngrejë në nivelin ekonomik Interin dhe Milanin, ashtu si skuadra e tjera Big të Europës.