Sot luhet kryendeshja e Kategorisë Superiore, derbi i flaktë mes Partizanit dhe Tiranës.
Kjo sfidë ka dhuruar gjithmonë spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna ku dy tifozeritë nxjerrin në pah gjithë pasionin për këtë përballje.
Edhe pse sfida luhet në orën 19:45, tifozët e Tiranës të quajtur ndryshe “Tirona Fanatics” kanë dalë rrugëve të kryeqytetit duke u drejtuar për në stadiumin “Air Albania”.
Ata kanë kënduar kore provokuese ndaj kundërshtarit si dhe kanë shprehur mbështetjen për bardheblutë.