Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu inauguroi shkollën ‘At Zef Pllumi’ në Shëngjin të Lezhës.
Gjatë inaugurimit të saj, kreu i qeverisë ka vizituar edhe ambientet sportive të shkollës, ku ka sfiduar në basketboll edhe kryebashkiakun Ndreu.
Ky i fundit ka dështuar të shënojë kosh teksa në goditjen e radhës kryeministri Rama ka gjetur rrjetën me gjuatjen e tij.
“Qamet i madh”- tha Rama kur Ndreu nuk bëri dot kosh.
Ndërkohë Rama u takua edhe me drejtorin e Shkollës, për të cilin Pjerin Ndreu tha se “është legjenda e Shëngjinit”, pasi në këtë shkollë ka qenë edhe nxënës, edhe mësues, e tashmë drejtues isaj.
Shkolla ‘At Zef Pllumi’ është rindërtuar pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. “?Shëngjin – Në një nga shkollat më të vjetra të Lezhës, që pas shkatërrimit ka rilindur me dinjitetin e lartë të emrit “At’Zef Pllumi”?”, shkruan Rama në rrjetin e tij në Facebook.