Pas publikimit të të dhënave personale me pagat e mbi 690 mijë qytetarëve,dje u afishuan edhe të dhënave personale të qytetarëve që kanë automjete në pronësi, me targat, numrin e shasisë dhe personat që idisponojnë. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka nisur shoqërimet e para të punonjësve në Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve.
Është thelluar me tëj skandali i publikimittë të dhënave perosnale. Ditën e djeshme nëpërmjet aplikacionit të ëhatsapp janë shpërndarë më shumë se 600 mijë të dhëna përautomjetet. Pas publikimit të pagave dhe tëdhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi nërrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve. Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.Databaza është e ndarë në disa kolona kulistohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar tëdhënat e automjetit.
Të dhënat
Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave tëshqiptarëve për muajin Janar, ndërsa tjetrai përket muajit Prill. Kjo e fundit krahaspagave, zbulon edhe numrat e celularëve tëqytetarëve. Targat i ka Policia, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, AMF dhe çdo kompanisiguracionesh, përmbaruesat, noterët.
Deri më tani janë pyetur 14 ekspertë IT, tëcilët kanë pasur akses në serverin e pagavetë qytetarëve. Në pyetje janë marrë edheekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisësë Informacionit, ndërsa Prokuroria po kryenekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve. Pas këtij skandali kryeministri Edi Rama u kërkoindjesë qytetarëve që ishin pjesë e dokumentit me të dhëna personale. Ai i bërithirrje prokurorisë të zhvillojë hetime tëimtësishme, ndaj atyre që sipas tij me këtëakt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet. Rama theksoi se investimet nëzhvillimin e këtij sektori do të jenë tëpandalshme për të garantuar edhe më shumësiguri. Opozita fajësoi Partinë Socialisteduke e quajtur këtë një skandal pasues tëatij të patronazhistëve. Basha deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.