Të gjitha ato familje në Laç e Kurbin që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të futen sot në shtëpitë e reja, 2 vite pas ngjarjes që la plagë të thella në vend.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një.
Në Bashkinë e Kurbinit përfituesit e parë janë 522 për të cilët u hodh shorti dhe do të akomodohen në lagjen e re të ndërtuar me financim të qeverisë turke. Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara thotë se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejtë dhe se shumë shpejt do të nisë puna dhe për banesat individuale.
Procesi i rindërtimit më vend po ecën me ritme të përshpejtuara, teksa të tjera familje pritet të futen në banesat e tyre në ditët e fundit të këtij viti. Qeveria ka thënë se i gjithë procesi pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022.