Plagosja me tre plumba e Vinçens Pirolit është bërë me pistoletë me silenciator. Ai është qëlluar nga pas shpine teksa po ecte në këmbë, me 3 plumba që e prekën në shpatull dhe në brinjë. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.
Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.
“Ndihem më i sigurt në spitalin e Lezhës se në Shkodër, prandaj erdha këtu”, u ka thënë ai hetuesve.
I plagosur është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.