Kreu i qeverisë, Edi Rama është pyetur edhe se kur do të jetë pjesë e studiove televizive për të komentuar për politikën, e ndërsa me batutë ka komentuar edhe për emisionin Big Brother Vip.
“Ua qaj hallin… Big Brother Vip apo rrip, s’ka rëndësi është e njëjta skemë”, tha ndër të tjera Rama.
Gjithashtu, kryeministri zgjodhi që të komentonte fare shkurt situatën në PD.
“Nuk është problemi ynë, kemi shumë probleme serioze për të diskutuar, të kursejmë kohë për çështje që në seriozitetin e vet është shumë qesharake, e zënë në kurthin e një kacafytjeje”, tha Rama.