Ajo është një nga vajzat më të përfolura në rrjetet sociale dhe shkak për këtë janë buzët e saj. Albana është një prej konkurrenteve të emisionit të dashurisë “It’s my love”, formati i “Përputhen” në versionin kosovar.
Bjondia është ngacmuar dhe shpesh bulluar për formën e buzëve të saj të fryra jo vetëm nga djemtë e emisionit por edhe nga shikuesit e reality-show. Duket se tashmë ajo ka ndryshuar pamje drastikisht me fotot e reja që ka publikuar.
Rikujtojmë se Albana u përfshi në një sherr fizik me një prej konkurrenteve të programit, në një video që u bë virale në mediat e Kosovës.