Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë.
“Panorama.al” raporton se një person ka humbur jetën teksa po udhëtonte me një fuoristradë.
Mësohet se mjeti ka përfunduar në një kanal. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa nuk është identifikuar ende viktima. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Bërdicës.