Një 3 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier. Burime bëjnë me dije se fëmija identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit.
Daja i tre vjeçarit ka folur për vdekjen e fëmijës.
“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për ta edukuar. Më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në fyt, për këtë duam drejtësi”, tha daja.