Është arrestuar vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur pas goditjeve të marra në të gjithë trupin me mjete prerëse.
Sipas mediave greke autori është Alkis Kampanos, një 23 vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Selanik dhe me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.
Autori, sipas informacioneve, mësohet se është pronar i njërës prej dy makinave të përdorura nga autorët e ngjarjes.
23-vjeçari është dërguar në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme.
Ai pritet të dërgohet këtë të enjte, në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Selanikut.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, të cilit i ka bërë të ditur se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.Policia greke në këtë rast po kryen detyrën e saj”, tha Takis Theodorikakos.