Deputetët janë mbledhur sot në seancë e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Seanca sot ka nisur me interpelancë për Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, kërkuar nga deputeti Kastriot Piroli. Po ashtu ditën e sotme pritet të miratohen edhe disa projektligje.
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 27.1.2022
2.Njoftime
3.Interpelancë me ministrin e Drejtësisë kërkuar nga deputeti Kastriot Piroli
4.Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”
5.Projektligj “Për ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1986”
6.Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049 datë 27.3.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995” të ndryshuar””
7.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”
8.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”
9.Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve”
10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)