Një banesë në lagjen “Xhabie” në Shkodër është përfshirët nga flakët mesditën e sotme.
Burime bëjnë me dije se një i moshuar rreth 74-vjeç që ndodhej në banesë në momentin e rënies së flakëve ka ndërruar jetë.
Ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i paralizuar. Ndërkohë e shoqja është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore për shkak të afiksisë që ka pësuar.
Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa ende nuk bëhet i ditur shkaku që ka sjellë rënien e flakëve.