Presidenti Ilir Meta vazhdon t’i mëshojë idesë se duhen marrë sfurqet nëse preket vota.
Meta tha se gjithçka ka qenë një paralajmërim, nëse do të vidhej vota e shqiptarëve. Madje ai shtoi se do të dilte vetë i pari me cfurqet në duar për votat e qytetarëve.
“Është provokuar LSI-ja në Fier dhe Presidenti për të evituar një konflikt që ishte një për shkak se do të mbante thjesht një miting PS-ja. Presidenti ka dalë dhe ka thënë ‘mos bini pre’, madje flisni me Ruçin, merrni postet e Ramës dhe vendosini aty. Madje vij vetë dhe i vë unë.
Madje po ta shikoni të plotë, i jam referuar një ngjarjeje në Libofshë ku banditët dhe politikanët u bënë njësh. Gratë e Libofshës morën sfurqet dhe mbrojtën dinjitetin e tyre.
U është thënë, mos bini pre, por nëse bini pre, le të mprehim sfurqet. Presidenti ka thënë që do ta marr unë i pari sfurkun. Nuk do të lejoj pseudoanalistë që të vërë në diskutim gjëra që nuk vihen dot,”- tha Meta në një intervistë televizive.