Associated Press – 9 shkurt 1991
Mijëra njerëz që kërkonin të linin Shqipërinë kanë janë përplasur sot me policinë në portin Adriatik të Durrësit, kanë thënë dëshmitarë okularë dhe Televizioni Shqiptar. Të paktën katër të rinj dhe pesë policë u plagosën, ka thënë një gazetar i opozitës. Përplasjet shpërthyen pasi policët në stacionin e tragetëve kanë kthyer pas mijëra udhëtarë të irrituar, shumica adoleshentë të cilëve ju mungonin vizat dhe pasaportat. Rreth 20.000 mijë të rinj ishin ishin mbledhur nga i gjithë vendi.
New York Times – 10 shkurt 1991
Vëmendja e Shqiptarëve e lëvizur nga diktatura komuniste tek demokracia shumëpartiake ka ngjallur shpresë mes shqiptaro-amerikanëve që ata mund të ndihmojnë në shpejtimin e këtij procesi. “Është e vërtetë, ka një zgjim të dytë” ka thënë Arshi Pipa, një poet dhe studiues duke ju referuar impaktit të eventeve shqiptarë në një komunitet të fuqishëm shqiptaro-amerikanësh këtu. Ai tha se ndjenja të njëjta ishin gjallëruar më 1981 gjatë një mase energjike tek shqiptarët etnikë në rajonin e Kosovës në Jugosllavi.
Associated Press- 11 shkurt 1991
Duke ju përgjigjur një vale në rritje të atyre në anën e demonstruesve anti-komunistë, presidenti i Shqipërisë ka thënë sot se ai do të emëronte një qeveri të re “Kam vendosur të marr në dorë qeverinë dhe të krijoj një të re dhe një Këshill të ri Presidencial”,- ka thënë sot Ramiz Alia në një transmetim të televizionit shtetëror. Ai tha se ndryshimi ishte “I nevojshëm për paqe dhe demokraci”.