Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp ku ka komentuar të gjithë zhvillimet e fundit të ndodhur në Gjykatën Kushtetuese për iniciativën e shkarkimit të tij.
Në fjalën e tij Meta ka lajmëruar se do të kallëzoj të gjithë funksionarët e Kuvendit duket pretetenduar se këta të fundit janë duket bërë shkelje, teksa ka theksuar se në 24 korrik do të bëjë festë.
Ndër të tjera, Presidenti shtoi se populli i 2 marsit është shtuar shumë.
“Në 24 korrik iu kam premtuar që do të bëjmë një feste të gjithë së bashku. Pastaj populli i dy marsit aty është, ai është shtuar shumë. Unë nuk do të shtoj asnjë bravë.”- shtoi Meta.
Nga ana tjetër, Meta nuk ka lënë pa përmendur edhe një shprehje të Berishës, të cilën ky i fundit e ka thënë nga foltorja e Kuvendit.
“Jam Ilir Meta ju them atyre, o super budallenj.”- përfundoi Meta.