Kreu i shtetit, Ilir Meta, firmosi dje denocimin në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës ndaj Kuvendit të Shqipërisë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve në lidhje me materialet e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese. Reagon Kuvendi dhe: Pretendimet e presidencës nuk qëndrojnë.
Në një koferencë shtypi, kreu i shtetit Ilir Meta preferoi të dilte vetë dhe jepte argumentet që sipas tij Kuvendi i Shqipërisë ka kryer shkelje dhe falsifikim. Dënocimi është bërë në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës, ku akuzon se ky institucion ka shkelur ligjin sa i takon procedurave për shkarkimin e tij, që tashmë shqyrtohet në Kushtetuese, presidenti Ilir Meta ka bërë publike këtë dokument. Në faqen zyrtare të Presidencës, është publikuar kallëzimi penal për falsifikim dokumentesh. Meta deklaroi sot se kallëzimi është depozituar në SPAK, Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për dokumentet e sjella nga përfaqësuesit e maxhorancës në Kuvend në Gjykatën Kushtetuese, që sipas përfaqësuesve ligjorë të Presidentit janë falsifikuar. Ata janë kapur në kohën e nisjes së dokumentacionit që sipas tyre u janë ndryshuar datat dhe argumentat e paraqitura. Menjherë pas denocimit reagoi edhe Kuvendi, duke theksuar se janë ndjekur të gjithë procedurat ligjore dhe akuzat e Metës nuk qëndrojnë. Në sqarimin e tij Kuvendi bënë me dije se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim. “ Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë. Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”-thuhet në reagim. Pavarësisht denocimit Gjykata Kushtetuese është shprehur se brenda muajit do të dalë me vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.