Roxhers Demirazi i cili u vetëdorëzua më herët gjatë ditës për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis në Selanik është shprehur i penduar në lidhje me atë që ka bërë.
Sipas mediave greke, i riu shqiptar ka shprehur frikën e tij për gjithçka ndodhi ditët e fundit, pak para se t’i dorëzohej autoriteteve shqiptare dhe i ka dërguar ngushëllime familjes së 19-vjeçarit, duke thënë se është penduar.
20-vjeçari ka treguar se lajmin për shpalljen në kërkim të tij e ka marrë vesh nga mediat. Për vendimin e tij për t’u arratisur në Shqipëri, ai tha:
“E pashë ngjarjen në lajme dhe u tremba… Babai dhe gjyshja ime ishin gati të largoheshin. Unë u thashë të shkoja me ta. Isha i frikësuar… Nuk kam qenë kurrë më parë në një pozicion të tillë dhe nuk doja… Thjesht u tremba… Askush nuk më ndihmoi të ikja. Unë jetoj një aventurë të madhe për jetën time dhe jam shumë i frikësuar. Jo për veten time. Gjithçka tjetër do t’i them hetuesit.”

Në lidhje me rolin e tij në sulm dhe nëse e goditi me thikë Alkisin, ai tha:
Do t’ia them hetuesit. Do të dorëzohem në Greqi për të përballur çështjen dhe për të dhënë shpjegime në hetuesi ”, ndërsa ai iu drejtua edhe prindërve të Alkisit: Sinqerisht pendohem nga thellësia e shpirtit për gjithçka, për atë që ndodhi dhe ngushëllimet e mia të ngrohta familjes. jam penduar. Nuk do të shkoja më në stadium, dhuna e tifozëve ka arritur kufijtë e saj.

Së fundi, ai i kërkoi familjes së tij që të “qëndronin të fortë”.
“I kam vënë në një pozitë të vështirë. As unë dhe as ata nuk donim që unë të isha në këtë pozitë”, theksoi ai.