PSG-Real Madrid dhuroi spektakël, por jo shumë gola. Dueli i parë ndërmjet ekipit francez dhe madrilenëve u prit me shumë interes për faktin se Messi do të përballej me ekipin armik te betuar që e kishte kur luante te Barcelona.
Pjesa e parë u mbyll në rezultatin e bardhë, me një Mbappe të papërmbajtshëm. Në minutën e 61-të PSG kishte shansin e artë, pasi ka fituar një penallti ndaj Real Madrid. Messi mori përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë penallti, por Courtois ka pritur me mjeshtëri goditjen. Një super rast nga Nejmar në minutën e 84-t, por që nuk diti ta dërgonte në rrjetë.
Në minutën e fundit shtesë, Kilian Mbappe depërton në zonë, kalon tre mbrojtës dhe e dërgon topin në mes të shalëve të Courtois. Një gol tejet i vlefshëm për ndeshjen e kthimit në Madrid që pritet të mbahet pas dy javësh