Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se gjatë kësaj pranvere do të ketë një sërë protestash të fuqishme, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit. Ai tha në një emision televiziv se kjo do të jetë përparësia madhore e PD-së. Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se në 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj në vendin tonë.
“Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti. Lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Aktivizimi i mekanizmave dhe dorëzimit të dosjeve në prokurori do të jetë një domosdoshmëri që sot Prokuroria hap proces për t’i vënë kapak aferave gjigante, siç ëshë rasti i ministrit Koka. Me politikë ekonomike të drejta dhe klimë biznesi e konkurencë të ndershme, taksa të ulëta dhe një përqendrim të madh në kualifikimin e tregut të punës, garancitë ligjore për investortët e huaj, janë faktorë të realizueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të vendit. Për 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i madh i huaj, përkundrazi kanë ikur.”, u shpreh Berisha.