Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov se në Ukrainë ka prani të “mercenarëve shqiptarë”. Ky pretendim është hedhur poshtë nga ministria e Jashtme, e cila thotë se për këtë është thirrur edhe ambasadori i Rusisë, të cilit i është kërkuar të përgënjeshtrojë lajmin.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim.
Me herët për kete ka reaguar edhe Ish-ministri Pandeli Majko, i cili e ka quajtur të paprecedentë deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që fliste për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.