Një fabrikë e përpunimit të peshkut është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, duke shkaktuar frikë dhe panik te punëtorët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit në fabrikën ‘Eurofish’. Flakët vijojnë të shkrumbojnë çdo gjë prej më shumë se një ore tashmë, ndërsa situata është mjaft e rrezikshme për shkak se vetëm pak metra më lart ndodhen edhe disa bombola gazi.
Disa punonjës shprehen se sapo kishin filluar punën, ndërsa fatmirësisht kanë mundur të dalin jashtë për të shpëtuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit teksa tymi ka mbuluar zonën, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.