Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se pas disa orëve punë është bërë e mundur hapja e aksit rrugor, Qafë Thore-Theth.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ka thënë se pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës, u bë e mundur hapja e aksit Qafë Thore-Theth.
Tashmë rruga për në fshatin turistik të Thethit është i kalueshëm, ndërsa prej disa orësh qëndronte i bllokuar për shkak të rënies së ortekëve.
“Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth
Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa probleme edhe në kulmin e dëborës”, shkruan Rama.