Satanizmi ka krijuar ‘fole’ gjerësisht edhe në Shqipëri, ndërsa ritet e saj janë kthyer në një fenomen shqetësues.
Në vendin tonë janë shënuar 4 vdekje të mistershme që dyshohet se nga pas kanë qenë ritet satanike. Bëhet fjalë për rastin e vdekjes së Evgjeni Baxhos, që u gjet e vdekur më 18 maj në banesën me qira pranë lagjes “Ali Demi” në Tiranë.

Vdekje të dyshimta kanë qenë edhe ajo e ekonomistit të identifikuar si Gerti S., i cili u gjet i vdekur pak muaj më parë në një zonë të pyllëzuar në periferi të Tiranës.

Gjithashtu tragjedi për shkak të riteve satanike është edhe dhe vdekja e nënë e bijë, Anisa Josifit e cila u mbajt për disa muaj e vdekur në krevat nga nëna dhe motra, Blerta dhe vdekja e Zhaneta Josifi e cila u sakrifikua për të sjellë në jetë bijën e saj Anisën.

Satanizimi nuk ka kursyer edhe kafshët siç ishte rasti i filmuar në një nga brigjet shqiptare, ku në mes të detit dhe në orët e vona të mbrëmjes, një person i veshur me të zeza përpiqet të mbysë një qen si sakrificë për demonët.

Edhe në varrezat e Durrësit janë parë shenja të çuditshme që duken si magji. Në një nga varret janë gjetur 8 gjilpëra të lidhura me pe dhe thuajse të djegura.

Për këtë fenomen shqetësues për shoqërinë tonë ka folur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. Ky i fundit ka kohë që ka ngritur alarmin e shtimit veprimtarive të këtyre sekteve, ndërsa kohët e fundit sjell në kujtesë tragjeditë e shkaktuara nga satanizmi duke theksuar se është pikërisht varfëria, pasiguria dhe stresi që sjell rritjen e tyre.
Ervin Karamuço
Vitin e kaluar kemi humbjen e katër vetave të cilët dyshohet shumë që kanë lidhje me këto rituale, përfshirjen në një rreth personash që kryejnë rituale dhe si pasojë e kësaj këta ose vetësakrifikohen duke u bindur të zgjedhin këtë rrugë ose i sakrifikon vetë grupi. Fluksi i madh i këtyre veprimtarive e shikoj që është shtuar në Shqipëri dhe vazhdon të jetë konsistent dhe kjo mund të na çojë në humbje të jetëve të tjera.
Alarmante është dhe fakti se ne ende nuk kemi institucione të përgatitura, ekspertë të përgatitur për këtë fushë, institucione të posaçme që do të merren me këtë, qoftë dhe ad-hoc që ngrihen rast pas rasti në një ngjarje konkrete, po ashtu dhe një bazë ligjore. Njerëzit që besojnë tek këto rite, janë njerëz të dëshpëruar, të shkëputur nga një realitet, me pak shpresë, që duan të besojnë në gjëra të mbinatyrshme për të gjetur zgjidhje të problemeve të tyre, po ashtu fillojnë të besojnë shumë lehtë dhe u nënshtrohen shumë lehtë këtyre doktrinave dhe në rastet më flagrante humbin jetën.
Grupet satanike cilësohen si të pamëshirshëm që nuk të falin dhe nuk të lënë të dalësh nga rrethi i tyre. Një shqetësim tjetër janë edhe simbolet satanike që shpesh i shohim në bizhu, tatto, por që duke ditur që këto shenja/simbole i përkasin satanizmit, duhet të evitohen plotësisht sepse kanë një energji të madhe negative.
Pas 4 viktimave në vendin tonë në një periudhë shumë të shkurtër kohore, grupet e hetimit në vendin tonë duhet të nisin hetimet intensive dhe të ndalojnë satanizmin në Shqipëri që të mos regjistrohen më vdekje të dyshimta dhe të rinjtë/ të rejat, por edhe grupmoshat e tjera të mos bien pre e adhurimit të djallit dhe rrethit të frikshëm të satanizmit.
vector