Gjithçka që ka mbetur nga trageti i cili u përfshi nga flakët disa ditë më parë në ujërat greke është hi.
Pamjet brenda tragetit të karbonizuara të cilat po qarkullojnë në mediat greke janë zemërthyese.
Është bërë publike lista me 10 personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia” tre ditë më parë.
Një ditë më parë një shofer kamioni nga Lituania u gjet i gjallë, ndërsa në dëshminë e tij tha se “ ka dëgjuar zëra të tjerë në anije”. Ndërsa personi që u gjet i vdekur në traget në garazhin numër dy të tragetit ishte Malesiadis Evangelos, shtetas grek dhe e njohu djali i tij nga tatuazhet që kishte në trup.
10 të zhdukurit:
1.Vasil Asenov, bullgar
2.Nikolaos Bekiaris, grek
3.Lyubchov Boyadzhiev, bullgar
4.Mehmet Cakir, turk
5.Dimitrov Darmonski, bullgar
6.Kostantinos Gerontidakis, grek
7.Dimitar Grancharov, bullgar
8.Genadiev Mahleliev, bullgar
9.Vasil Ivanov Markov, bullgar
10.Hristin Tishevishki, bullgar.
Gjithçka që ka mbetur nga trageti i cili u përfshi nga flakët disa ditë më parë në ujërat greke është hi, megjithatë ekipet e shpëtimit nuk kanë ndaluar punën për gjetjen e 10 personave të cilët ende raportohen të zhdukur.