Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, po luan me kartat që i dogji në duart e veta nga mosbesimi, siç ishte Reforma në Drejtësi, bashkëpunimi me ndërkombëtarët, apo “besimi i verbër” tek Berisha. Javët e fundit kryedemokrati ka ndryshuar kurs politik, duke rimarrë në duar kauza që shpreson se do i japin pikë në elektorat.
Kryedemokrati Lulzim Basha duket si i është kthyer kauzave të humbura për tetë vite, për ti kthyer në “aletate” në pak muaj. Sistemin e drejtësisë që Basha nuk i besoi që nga ngjizja e saj, tashmë e quan si një aleat, duke shpersuar se nëpërmjet saj do rrisë kredecialet e veta politike dhe ditët e fundit po artikulohet se ka besim që bashkë me faktorin ndërkombëtar dhe drejtësinë e re do të mundët të “fshihet kasta e vjetër politike”. Një kartë e ka në duar dhe ajo është çështja e inceneratorëve, ku krahas hetimit parlamentar që drejtohet nga të besuarit e tij, po zhvillon procesin penal edhe Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Basha e ka familjarizuar më shumë këtë me hetimin që po i bëhet Inceneratorëve, pasi PD më herët ka denoncuar skandalin sëbashku me Lëvizjën Socialiste për Integrim. Nëpërmjet qoftë edhe kësaj dosje të vetme kryedemokrati shpreson që të ketë disa “firo” me arrestime e procedime nga radjhët e mazhorancës, në mënyrë që të mbajë gjallë kauzat e tij politike.
Aneksimi Berisha-Meta
Ndërsa nuk po anatemon drejtësinë e re, por po e mban nën “presion pozitiv”, Basha nga ana tjetër ka vendosur në një cep Berishën dhe Metën ku po i shkrin të dy në njërin kah. Sfida më e madhe për të është që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit të dalë me një rezultat pozitiv. Paradokasalisht pozitiv për Bashën do të quhet edhe nëse del i dyti në çdo bashki, duke lënë pas koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, që edhe pse përfshin siglën LSI-Komision i Rithemelimit, në fakt janë Berisha-Meta. Për nga vetë natyra e tij, Basha nuk shquhet aspak për një person aktiv. Përkundrazi, preferon më shumë komoditetin që i jep zyra në Tiranë, sesa lëvizja në çdo qytet të vendit, ku realisht është edhe elektorati që përkthehet në votë mbështetëse. Vetë Basha duket i bindur se në situatën aktuale më shumë i vlen fryma që krijohet, sesa makinacioni i sukseshëm i kundërshtarëve politik që është trokitja derë më darë për të marrë votat.
Faktori ndërkombëtar
Ajo që Lulzim Basha e mban fort pas vetes është faktori ndërkombëtar: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shpalljes “non grata” të Berishës Basha mori një superfuqi nga faktori ndërkombëtar kur u dha në zyrën e tij në selinë blu. Po ashtu ai i dha besim drejtësisë, pikërisht se faktori ndërkombëtar po e mbështet atë sidomos në disa arrestime, deri tek ai i Saimir Tahirit, që në fund të fundit PD ishte “iniciatore”. Por edhe ditën e djeshme duke kujtuar 20 shkurtin Basha tha se: “Dhe kjo PD ka marrë vendime të mëdha, me legjitimitet të plotë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit: Vendim për tu ndarë nga hijet e të shkuarës, vendim për të zgjedhur të ardhmen, vendim që edhe para 30 vitesh ishte e pakëndueshme pa aleancën me SHBA dhe BE”.