Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Eglantina Gjermenit në rolin e Ambasadores së misionit të OSBE-së në Vjenë.
Më herë Eglantina Gjermeni ka mbajtur pozitën e ministres se Zhvillimit Urban dhe Turizmit, gjatë mandatit të parë të Qeverisë Rama.
“Zonja Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”, thuhet ne dekretin e Metes.
