Mbretëria e Arbërisë (Latinisht: Regnum Albaniae) u themelua nga Karli I Anzhu në territoret arbërore që rimori nga Perandoria Bizantine në vitin 1271. Mbretëria e Arbërisë u shpall në fund të shkurtit në vitin 1272.
Mbretëria shtrihej nga rajoni i Dyrrahut në jug përgjatë bregdetit të Butrintit. Një përpjekje e madhe për të avancuar më tej në drejtim të Kostandinopojës dështoi në rrethimin e Beratit (1280-1281). Një kundërsulm bizantin shpejt u pasua, gjë që çoi Anzhuinët brendësi të teritorit deri në vitin 1281.
Vespersat sicilian më tej e dobësuan pozicionin e Karlit, dhe Mbretëria u zvogëlua shpejt nga Bizantinët në një zonë të vogël rreth Durrësit. Anzhutë mbahen këtu, megjithatë, deri në 1368, kur qyteti u kap nga Karl Topia. Në vitin 1392, djali i Karl Topisë e dorëzoi qytetin dhe fushat e tij në Republikën e Venedikut.