Një nga personazhet më të mëdhenj dhe më konfidentë në sport, për të mos thënë në botë, Conor McGregor e mban veten si askush tjetër.
Ai ka bërë miliona duke u ndeshur, herë duke fituar dhe herë duke u mposhtur, por gjithsesi ka qenë në krye si sportisti më i paguar, sipas Forbes.
Edhe pse herët e fundit vetëm është mundur, atij nuk i ka bërë përshtypje dhe kurrë nuk e ka ulur kokën, shkruan SportBible.
Megjithatë e vetmja herë që McGregor ka ndjerë pak frikë, ka qenë nën shoqërinë e Presidentit rus, Vladimir Putin.
Kampioni i UFC ndodhej në Moskë për të parë finalen e Kupës së Botës 2018 dhe u takua me Presidentin. Ata bënë një foto sëbashku por gabimi i McGregor ishte kur i hodhi krahun në shpatulla Putin-it.
Në këtë moment një nga truprojat i thotë që të ulë krahun, dhe pikërisht në këtë moment shprehia e fytyrës së McGregor ndryshon menjëherë.
Më pas ata shkrepën një foto me duart ulur dhe në ato pak sekonda dallohej parehatia në fytyrën e McGregor.