Në takimin e e 14-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, në fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, në fillim të fjalës së tij reagoi lidhur me sulmin në Ukrainë. Ai u shpreh se dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Më tej ndërsa u ndal tek reforma zgjedhore dhe territoriale , tha se me propozimin e opozitës është miratuar edhe ngritja Komisionit Hetimor lidhur me Reformën territoriale.
“Ky takim mbahet në momentin e duhur , sepse kemi ngritur Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe do të miratojmë përbërjen e tij. Komisioni është ngritur në konsensus me PD dhe jam i sigurt së në 6 muajt e mandatit do të jenë 6 muaj punë reale. Në zgjedhjet e 25 prillit zgjedhësit patën mundësi të zgjidhnin kandidatët. Zgjedhjet patën një vlerësim për zgjedhje të lira dhe profesionale dhe merita është e qytetarëve shqiptar. Dua të nënvizoj se nevoja për të konsoliduar dialogun politik nuk është vetëm reforma elektorale, por kemi ngritur edhe Komisionin e Reformës territoriale dhe fokusi i punës tonë është se si në të transferojmë sa më shumë shërbimin tek pushteti vendor duke pasur si objektiv cilësinë e shërbimeve. Me propozimin e opozitës janë binarë të pakundërshtueshëm të një punë që duhet zhvilluar me dialog.