Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ministri Niko Peleshi nga foltorja e Kuvendit tha se Shqipëria do të japë kontributin e saj real në NATO.
‘Raportohen humbje jete. E dënojmë me forcë sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Jemi të bashkuar në NATO në këtë luftë vlerash, Shqipëria do të vazhdojë që të japë kontributin e saj real në NATO. Dëshiroj të risjellë se kushdo shqiptarë që është i interesuar për paqen në rajon në Shqipëri dhe Kosovë duhet të unifikohet në një qëndrim të përbashkët. Qëndrimi i Shqipërisë duhet të unifikohet me NATO-n dhe me BE. Rezolutat nuk janë në të mirë të dinjitetit tonë, nuk shikoj rezoluta parlamentare. Nuk është praktikë e panjohur, por po flasin qeveritë në emër të qeverive të tyre. Ne jemi më të bashkuar se kurrë. Mos e përdorni për agenda politike.’- tha Peleshi.