Në Ukrainë kanë nisur sulmet e para të Rusisë ku ka sjellë 7 viktima dhe 9 të plagosur, ndërsa ka sjellë edhe dëme në materiale. Rusia është më e përgatitur se kurrë ushtarakisht, teksa pas urdhrit të Vladimir Putinit, ushtarët rusë kanë nisur sulmet me armë, tanke, predha dhe armë të fuqishme ndaj territoreve ukrainase.
Ndërkohë veç viktimave dhe të plagosurve, janë shpallur të zhdukur edhe 19 shtetas të Ukrainës. Kjo e fundit ndodhet në frikën e shkatërrimit, ndërsa ukrainasit kanë nisur të krijojnë radhë të gjata me makina në rrugët e Ukrainës.
Qytetarët në Ukrainë kanë bërë lëvizjet e para duke shkuar në bankomat, dyqane dhe farmaci për të qenë më të përgatitur në një kohë kur Rusia ka shtrirë të gjithë ushtarët e saj në territoret ukrainase që ka si qëllim t’i pushtojë.




