Dita e sotme ka nisur me lajmin se Rusia ka nisur sulmin ndaj Ukrainës duke shpallur atë që nuk donte askush.
Deri më tani raportohet se ka fatalitete nga të dyja shtetet, pasi kanë nisur dhe përplasjet ballazi. Ndërsa mijëra ukrainas kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar situatës që pritet të ndodhin në orët në vijim dhe duan të largohen.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një ukrainasi i cili në krye të detyrës iu ka dërguar një mesazh prindërve të tij, por nuk është e vetmja.
Një tjetër video shumë përlotëse ka në qendër një ukrainas që dërgon vajzën dhe gruan e tij në zona të sigurta dhe rikthehet vetë në front.
Ai përkëdhel vajzën e tij duke i uruar shëndet dhe duke i thënë se gjithçka do të shkojë mirë. Ukrainasi qan në gjoksin e njomë të vajzës së tij.
Ushtari më pas përqafon me mall dhe gruan. Ai i sheh i përlotur duke ikur nga treni në Ukrainë. Shumë e trishtë kjo pamje.