Sulmi ukrainas në Belgorod, në Rusi, do të ndikojë në bisedimet për paqen ndërmjet Kievit dhe Moskës.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Moska akuzoi forcat e Kievit për kryerjen e një bastisjeje në qytetin rus që shtrihet përtej kufirit verior të Ukrainës: dy helikopterë hodhën raketa, duke hedhur në erë një depo nafte.
Ky është sulmi i parë ukrainas në tokën ruse që nga fillimi i pushtimit. Kievi, megjithatë, nuk e konfirmoi.