Modelja Beniada Nishani ka bërë një rrëfim prekës nga jeta e saj. E ftuar në emision “E Diell”, Beniada u shpreh se ka kaluar ditë pa ngrënë pasi më parë nuk kishte shumë punë si modele.
Ajo tregoi se i është dashur të kursejë shumë dhe se nuk frekuentonte as lokalet e as restorantet.
“Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjensitë kërkonin vajza të vogla.
Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë”, ka thënë Beniada.
