Aksidenti i rëndë në Plasë të Maliqit që ndodhi mbrëmjen e kaluar i ka marrë jetën 17-vjeçares Joana Elmasllari, e cila nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.
Mbrëmjen e djeshme, u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe sot ndërroi jetë.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë, aksidenti mësohet se është shkaktuar nga drejtuesi i njërit prej mjeteve që përfundoi në kanal pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
51-vjeçari me iniciale J.L. që drejtonte mjetin tip “Renault” u përplas me mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale B.C. Edhe ky i fundit është vënë nën hetim nga policia.