Bashkimi Europian po merr masa të rrepta ndaj Rusisë. Ditën e djeshme qeveria gjermane ka dëbuar diplomatë rusë, veprim ky menjëherë pas vrasjeve që u bënë në Bucha.
Pas mizorive në qytetin e Ukrainës Butsha, Perëndimi po përgatit sanksione të reja kundër Rusisë. Qeveria gjermane dëbon 40 diplomatë rusë. Bashkimi Europian do të “përgatisë me urgjencë sanksione të reja kundër Rusisë”, thotë i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Ai megjithatë nuk bëri të qartë së çfarë sanksionesh janë duke u përgatitur dhe se kur do të merret vendimi për to. “Masakra në qytetin Buchaa dhe në të tjera qytete ukrainase do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën europiane”, tha Borrell. BE i dënoi ashpër “mizoritë” e pandehura se janë kryer prej forcave të armatosura ruse. “Ne jemi solidar me Ukrainën dhe me popullin ukrainas në këto orë trishtimi”, tha Borrell. Ai bëri të qartë gjithashtu, se nga këndvështrimi i BE-së, autoritetet ruse janë përgjegjëse për mizoritë e kryera gjatë pushtimit të tyre. Për të nxjerrë përpara drejtësisë nëpunësit përgjegjës qeveritarë dhe ushtarakë, po mbështeten pakufizim hetimet e nisura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale si dhe puna e komisionit hetimor të Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, vuri në dukje Borrell.
Gjithashtu, udhëheqësit e BE planifikojnë t’i vendosin vajzat e Vladimir Putinit në listën e fundit të sanksioneve, ndërsa blloku po përgatit goditjen e tij të fundit ndaj Moskës pas krimeve të dyshuara të luftës në Ukrainë.
Katerina Tikhonova, 35, dhe Mariya Vorontsova, 36, janë në draft listën e fundit të BE-së të objektivave që përfshijnë oligarkë, politikanë dhe ata që thuhet se janë brenda rrethit të brendshëm të Putinit.
Dihet pak për jetën personale të Tikhonova, një shkencëtare dhe ish-akrobate, dhe Vorontosva, një endokrinologe, por ato pritet të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimeve të udhëtimit në të gjithë kontinentin nga e mërkura.
Edhe pse është e paqartë nëse dyshja kanë prona jashtë Rusisë, çdo jetë e mundshme luksi që ata mund të kishin në Evropë tani ka të ngjarë të jetë një ëndërr e largët.
Ajo vjen pasi G7, BE dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rënë dakord për një ndalim të ‘të gjitha investimeve të reja’ në Rusi si pjesë e hakmarrjes së saj të fundit ekonomike kundër Putinit.
BE-ja ndër të tjera, ndihmon Prokurorinë e Përgjithshme ukrainase dhe shoqërinë civile në mbledhjen dhe sigurimin e dëshmive për krime lufte. Në zonën periferike të Kievit, Buchaa pas tërheqjes së trupave të ushtrisë ruse nga ky rajon i kryeqytetit ukrainas janë gjetur qindra kufoma civilësh. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nuk është i qartë. Sipas të dhënave të kryebashkiakut të Buchas, Anatoly Fedoruk, janë varrosur në varr masiv 280 vetë, sepse varrezat janë sulmuar. Prokurorja e Përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova bën fjalë për 410 civile të vdekur në rrethin e Kievit. 40 diplomatë rusë duhet të largohen nga Gjermania pasi janë shpallur “persona të padëshiruar”. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock komunikoi, se pjesëtarët e Ambasadës Ruse “kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë, kundër bashkëpunimit dhe shoqërisë sonë”. Kur diplomatët shpallen persona të padëshiruar, ata duhet të largohen nga vendi. Puna e diplomatëve rusë është “një kërcënim për ata që kërkojnë të gjejnë mbrojtje tek ne”, deklaroi Baerbock duke argumentuar vendimin. “Këtë ne nuk do ta tolerojmë.