Pas disa orësh që kishte humbur kontaktet me familjen, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është gjetur.
Bëhet me dije se ajo është gjetur po në qytetin e Lezhës, ndërsa shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje. Për momentin është e paqartë arsyeja se përse ajo shkëputi kontaktet me familjarët.
Ka qenë bashkëshorti i saj ai që denoncoi zhdukjen e saj në polici pasi edhe të afërmit kishin humbur kontaktet me të.