Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat sot në “Opinion” ndërsa tha se ishte dashnor i gjuhës shqipe dhe i gruas së tij. Ai tha se për çështjen e inceneratorëve nuk ka se si t’i hyjë gjemb në këmbë.
“Gjemb në këmbë për shkak të devijimit të rrugës nuk më hyn. Unë nuk devijoj nga rruga. Pushteti është tundim i madh. Është historike që në Shqipëri po fillon të ketë një drejtësi që nuk pyet fare. Nëse ke devijuar bujrum para drejtësisë. Unë jam dashnor i madh i gjuhës shqipe dhe i gruas time”, tha ai.