Këto janë titujt kryesorë të disa prej mediave më të njohura sportive në botë.
E përditshmja “Sport” hapet me titullin: “Kravatë ari” dhe i referohet Ferran Torresit i cili shënoi një gol tejet të rëndësishëm në barazimin e marrë dje ndaj Frankfurt.

“Marca” flet sërish për Realin Madrid dhe i referohet Courtois me Benzema duke e titulluar dyshen: “Formula për një 10 në Madrid”.

“As” ka në faqe të parë Karim Benzema për të cilin shprehet se është në rrugën e Topit të Artë, falë performancave fantastike të francezit.

“Mundo Deportivo” shkruan për barazimin e Barcelonës duke e quajtur “Koha për të reaguar”

“Të hidhur” shprehet “El Equipe” për barazimin e Lyon në fushën e West Ham.

Shtypi sportiv italian ka në fokus objektivat e merkatos të klubeve italiane, ku mesa duket Sassuolo do të furnizojë të gjitha ekipet e mëdha!
“La Gazzeta dello Sport” hapet me titullin “Ja kush i do bizhuteritë e mija” duke lidhur Raspadorin me një transferim te Juventus, Scamaccan tek Interi, Traore tek Napoli dhe Berardi tek Milan.

“Tuttosport” reklamon sulmuesin serb të Juves, Dusan Vlahovic duke e quajtur “Lewandowski i ri”.

Ndërkohë, “Corriere dello Sport” ka në fokus Fabio Capellon që kritikon futbollin aktual në Itali duke thënë: “Na riktheni futbollin italian”.
